E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit/ Meta i shkon në zyrë Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Sali Berishës, ku po zhvillojnë një takim.

Fokus i diskutimit mes tyre do të jenë zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Meta dhe Berisha, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë zgjedhur Emri Vatën si kandidatin e tyre potencial për të marrë drejtimin e bashkisë.

Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie intime me Alma K., të cilën më pas do e favorizonte edhe me një tender për qentë endacak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›