E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtatzania dhe komplikacione shëndetësore, Ajola Xoxa kërkon në GJKKO ndryshim të masës së sigurisë

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Ajola Xoxa i është drejtuar GJKKO-së më një kërkesë për ndyshim të masës së sigurisë.

Shkak është shtatzania e saj por sipas burimeve dhe për disa komplikacione shëndetësorë që ajo ka shfaqur së fundmi.

Kërkesa e saj është depozituar në gjykatë e ndërsa është në pritjë të shqyrtimit nga gjyqatarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli në procesin ndaj Erjon Veliajt.

Ajola Xoxa, nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Sipas SPAK, pandehuri Erion Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Prokuroria e Posaçme thotë se biznesmenët, në bashkëpunim me OJF-të, kanë derdhur në banka shuma monetare në formën e përfitimeve të parregullta, për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Depozitimi i këtyre parave, thotë SPAK, do të ishte i pamundur të përmbushej, pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF-ve.

SPAK ka përfshirë në këto akuzave edhe blerjet online të Ajola Xoxës në vlerën e 86.7 milionë lekëve.

LEXO EDHE: “Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Dado zbulon përplasjen me Veliajn

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›