E Diel, 1 Nëntor 2026

Morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan, policia e Durrësit shpall në kërkim 4 persona

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e kanë dhunuar.

Sipas njoftimit, në kërkim u shpallën shtetasit A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

48-vjeçari i dhunur, shtetasi D.S, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për arrestimin e autorëve të dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›