E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursuara nga FSDKSH

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vendosi sot për shtimin e paketave të trajtimit të stomës, të cilat do të rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Efektet financiare për këtë vendim do të mbulohen nga buxheti i vitit 2025 i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›