E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn! Burgjet mohojnë pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit: Nuk ka pasur vonesa!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar ndaj pretendimeve të bëra sipas tyre në media duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat lidhur me orarin e transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës drejt Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku do të mbahej seanca për kalimin ose jo të çështjes për gjykim. Seanca e sotme u shty për në datë 19 janar.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria sqaron se forcat e Policisë së Burgjeve kanë njoftuar në kohë Veliajn për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore, ndërsa mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së sipas orarit të parashikuar.

Sipas institucionit, në momentin e njoftimit, Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar, pretendim që, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk qëndron.

Gjithashtu, theksohet se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›