Bllokohet lundrimi drejt Korfuzit për shkak të motit të keq

Për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar, Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot (5 janar) lundrimin detar drejt Shqipërisë dhe Igumenicës.
Lajmi është konfirmuar nga Kapiteneria e Portit në Sarandë.
Si pasojë e këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike, asnjë traget nuk është nisur sot nga Saranda në drejtim të Korfuzit.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se situata po monitorohet dhe se do të ketë një njoftim të ri lidhur me lundrimet për ditën e martë, në varësi të kushteve të motit.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, edhe një nga tragetet e planifikuara për lundrim nga Bari drejt Portit të Durrësit është anuluar.
/rtsh.al/