E Diel, 1 Nëntor 2026

Si i zhvati paratë Bankers? Muçi zbulon prapaskenat e skandalit: Ja çfarë më thanë naftëtarët

Deputi i “Lëvizjes Bashkë” deklaroi në studion e QUO VADIS se historia e zhvatjes së burimit të naftës në Shqipëri, është një histori shumëvjeçare.

Ai zbuloi edhe disa nga bisedat që ka bërë me naftëtarët në protestë për çështjen Bankers si dhe tregoi se si shteti ndërhyn në të gjitha këto hallka për të kontrolluar naftën.

Sipas Muçit, asnjë gram naftë nuk mund të vidhet pa bashkëpunimin e strukturave drejtuese.

Muçi: Historia e zhvatjes së burimit të naftës në Shqipëri, është një histori shumëvjeçare, e cila është bërë me bashkëpunimin e të gjitha palëve që kanë qenë në karrigen e qeverisë. Nuk mund të vijë asnjë gram naftë pa bashkëpunimin e strukturave ose atyre që qeverisnin vendin. Sepse ne kemi një agjenci të posaçme për të mbikëqyrur sasinë që prodhohet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me kostot dhe me investimet, që është Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Është shteti që ndërhyn në të gjitha këto hallka për të kontrolluar dhe për të bërë që burimi që na përket të gjithëve kemi fatin në këtë rast që të kemi një vendburim nafte, të mirëmenaxhohet qoftë në fazën e nxjerrjes, qoftë në fazën e intensitetit të prodhimit, qoftë në fazën pastaj të rafinimit. Se çfarë ka ndodhur me rafinerinë e naftës në Ballsh, një ndërtim i viteve ’70 nga kinezët, por që ende sot vazhdonte dhe mbante me punë një komunitet të tërë. Por që në fund të ditës, rafinimi i naftës ia shumëfishon vlerën naftës në vetvete. Fakti është që ne kemi qenë pjesë e protestave të punëtorëve të naftës, të cilët thoshin: “Nuk na furnizon ‘Bankers’ me naftë… dhe rrjedhimisht ngelemi pa punë”. Le pastaj të gjitha skemat e ndryshme që punonin dhe s’u paguan pagat e tyre.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›