E Diel, 1 Nëntor 2026

“Si nuk i fiku njeri radarët për ne”, Kryemadhi ironizon nga SPAK Vlora Hysenin: Dashuria gjë e madhe

Monika Kryemadhi është paraqitur në gjykatë për seancën e radhës, ndërsa si zakonisht, para hyrjes ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët dhe operatorët e pranishëm.

VIDEO

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, përfshirë çështjen e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si dhe komunikimeve të saj me Ergys Agasin, Kryemadhi ka zgjedhur një qasje ironike.

“Jeni bërë gati, se keni ditë të gjatë sot?! I patë si i fik radarët. Dashuria, gjë e madhe. S’na i fikur njeri radarët ne, ne na i ndezën”, tha ajo para se të hynte në ambientet e gjykatës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›