E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria kombëtare/ Bardhi: Qëndrimi i qeverisë, skandaloz. ǒmasa keni marrë? Balla: Po bëni teatër politik

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e mbajtur në Kuvend kërkoi nga Kryeministri Edi Rama të shpjegohet para shqiptarëve lidhur me paralajmërimin e ngritur një ditë më parë nga ambasada amerikane për sulme të mundshme ndaj Shqipëqrisë nga subjekte të lidhura me Iranin.

Bardhi theksoi se Kryeministri Rama do duhet të arsyen përse e cilësoi si  “hamendësim” njoftimin e ambasadës dhe të tregojë masat që janë marrë për të garantuar sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

 “Çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë për Twitter, as për qëndrime të qeverisë, as për debate kafeje. Janë tema shumë serioze, të cilat nuk duhet të përdoren për politikë dhe për të ngjallur panik. Deputetët nuk kemi informacion të mjaftueshëm mbi paralajmërimin e SHBA. Qëndrimi i qeverisë, i referuar nga ministri, ishte skandaloz. Një qeveri që nuk kontrollon kontrabandën e naftës, që nuk ka kapur asnjë gram kokainë, që nuk ka monitoruar 98% të sipërfaqes së mbjellë me kanabis, nuk mund të jetë e besueshme,” tha Bardhi.

Ai shtoi se përpjekjet për të diskredituar informacionin zyrtar të SHBA si “hamendësim” e bëjnë Shqipërinë qesharake dhe dërgojnë një mesazh se vendi nuk ka bashkëpunim të besueshëm me aleatin e tij strategjik në fushën e sigurisë. Bardhi kërkoi që Rama të japë shpjegime për tre çështje kryesore:

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën se po bën teatër politik lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Balla theksoi se Shqipëria përshëndet vendimin e presidentit Donald Trump për ndërhyrje më të ashpër ndaj infrastrukturës së regjimit iranian. “E mbështes ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm. Më vjen keq që për llogari të debatit politik përdoret një njoftim rutinë nga SHBA, siç ndodh në të gjitha ambasadat dhe nga DASH-i. SHBA informon qytetarët e vet për rreziqe të mundshme, duke përfshirë edhe sulme të regjimit iranian,” tha Balla.

Ai shtoi se Shqipëria është një aleat i SHBA dhe anëtare e NATO, dhe nuk ka informacion që të jetë objektiv i sulmeve, ndërkohë që bashkëpunimi me SHBA për sigurinë mbetet i fortë dhe i vazhdueshëm. Balla u bëri thirrje politikë-bërësve të tregohen të përgjegjshëm, duke lënë pas “teatrin” politik dhe duke u fokusuar në masat konkrete për sigurinë kombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›