E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria në Gjykata – Çomo inspektim në GJKKO, shoqërohet nga gjyqtari Erion Bani

Këtë të hënë në mjediset e jashtme të Gjykatës së Posaçme u pa prezenca e deputetit Bledi Çomo, ku bashkë me gjyqtarin Erion Bani po shihnin nga afër mjediset lidhur me çështjen e sigurisë në këtë gjykatë.

Kjo vizitë ishte pjesë e turit të deputetëve në disa gjykata për të parë nga afër problemet e drejtësisë. Bani ka kërkuar më herët inspektime në mjediset e gjykatave, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›