E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria ushqimore, përmirësohen laboratorët e AKU-së në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Përmirësimi i infrastrukturës laboratorike dhe forcimi i kapaciteteve për kontrollin e sigurisë ushqimore shënuan rezultatet kryesore të projektit TYPIC-AL, i cili përfundoi me një takim përmbyllës në Shqipëri.

Projekti u financua nga qeveria italiane, përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe u zbatua nga CIHEAM Bari, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Në kuadër të projektit u përmirësua infrastruktura laboratorike e AKU-së në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa u rritën kapacitetet teknike për kryerjen e analizave dhe kontrolleve laboratorike.

Drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti vlerësoi bashkëpunimin e zhvilluar në kuadër të TYPIC-AL, duke theksuar rëndësinë e investimeve në laboratorë, burime njerëzore dhe kapacitete institucionale për forcimin e sistemit të kontrollit zyrtar.

Projekti ka kontribuar gjithashtu në forcimin e kapaciteteve që lidhen me sigurinë ushqimore dhe në përafrimin e mëtejshëm të sistemit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Në takimin përmbyllës që u zhvillua sot në Tiranë, u theksua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit mes AKU-së dhe CIHEAM Bari përmes iniciativave të reja, me fokus zhvillimin e rrjetit laboratorik dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›