Situata e zjarreve – Bashkia Has në gatishmëri, thirrje për investim në infrastrukturë

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë prej kohësh, kanë bërë që edhe në Has të krijohen vatra zjarri.
Kryetari i bashkisë Myftar Dauti bën me dije se situata është menaxhuar më së miri me të gjitha mundësitë dhe ndihmat nga sektorët e tjerë
Dauti tregon që mjetet e zjarrfikëses nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, pasi ky sektor ka nevojë për ndërhyrje dhe makineri të reja.
“Shërbimi i zjarrfikëses në Has vlen shumë për të dëshiruar. Kemi 2 mjete ku njeri është jashtë përdorimit dhe ai që kemi mban shumë litra ujë. Nuk kemi një stacion të kualifikuar zjarrfikës për shërbimet që ofron. Aktualisht po punojmë në kushte rrethanore”, u shpreh Dauti.
Edhe pse sektori i zjarrfikës në Has ka nevojë për kapacitet më të mëdha është arritur të përballohet dhe të izolohen vatrat e zjarrit të krijuara ditëve të fundit.
/rtsh.al/