Të njohësh Shqipërinë në Google, çifti anglezo-kanadez zgjedhin Gjirokastrën për të qëndruar

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka zgjuar kuriozitetin e mijëra turistëve të huaj në këto ditë gushti.
Disa vijnë të organizuar me guida turistike e të tjerë e gjejnë veten fare rastësisht duke u njohur nëpërmjet rrjeteve sociale apo shkrimeve që mediat më prestigjioze botërore po i kushtojnë qytetin të UNESCO-s.
Olivia Hazleton dhe Ruari Bride, janë një çift anglezo-kanadez, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe Gjirokastër.
Ata e zgjodhën vendin tonë pas një kërkimi që bënë në Google për vendet e Ballkanit, ky padyshim Shqipëria ju duk më interesante dhe e bukur.
Olian duket e lidh diçka më tepër me vendin tonë. Babai i saj ka qenë atashe diplomatik në ambasadën kanadeze. Ajo thotë se i ati i fliste shpesh për mikpritjen e këtij populli, gjë të cilën po e provon edhe vet.
Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.
/rtsh.al/