E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Gjirokastër – Qarkullimi në normalitet, mjegull në aksin Tepelenë–Kakavi

Gjendja në qarkun e Gjirokastrës paraqitet e qëndrueshme. Gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu, përveç një intensiteti shumë të ulët, pa krijuar probleme në territor. Në aksin rrugor Tepelenë–Kakavi vihet re prezencë e mjegullës, e cila vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Sipas informacioneve nga OSHEE, furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë qarkun, me përjashtim të një fideri që furnizon pjesërisht zonën industriale të qytetit të Gjirokastrës. Furnizimi me ujë të pijshëm për popullatën vijon pa probleme.

Të gjitha akset rrugore kombëtare në qark janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Po ashtu, niveli i lumenjve Vjosë dhe Drino paraqitet brenda kuotave normale, pa shfaqur rrezik për situata përmbytjesh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›