Sulm me eksploziv në një banesë në Vlorë, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” të Vlorës, në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto.
E dëmtuara është nëna e Gentjan Zotos (Dautaj), i cili është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirjen në atentatin ndaj Inez Ajrullës të ndodhur më 10 maj 2019, në bashkëpunim me persona të tjerë.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e jashtme të banesës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e autorëve të sulmit.
/rtsh.al/