E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri/ Kurti i vendosur: Nuk e dorëzojmë republikën tonë te fashistët!

Situata në veri/ Kurti i vendosur: Nuk e dorëzojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në forumin e Bratislavës ku të pranishëm janë edhe kretët e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se situata në veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve, por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

I vendosur, Albi Kurti tha se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokratike tek fashistët të cilët dhunojnë efektivët e policisë.

Kurti ka thënë se nëse komuniteti ndërkombëtar do të thoshte që të mos mbaheshin zgjedhje për shkak të rrethanave, apo që rezultati s’është në rregull dhe se s’duhet proceduar me betimin e kryetarëve, atëherë thotë se do të kishin hapësirë për të biseduar politikisht. Më tej ai u shpreh se ajo çfarë po bën tani, është për shkak të mungesës së fuqisë dhe jo për shkak të fuqisë që ka.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar do të më thoshte, mos mbaj zgjedhje sepse s’ka rrethana ne duhet të përfshihemi në negociata, apo ti ke pasur zgjedhje por rezultati s’është në rregull, apo ju keni rezultatin por mos bëni betimin, atëherë do të flisnim politikisht, por tani politikisht unë po e bëj atë që po e bëj dhe nuk është për është për shkak të fuqisë por për shkak të mungesës së fuqisë. Unë nuk kam fuqi që të bëj gjëra tjera tani. Unë kisha fuqi përpara, jo tani. Tani në ka një bazë të veprimeve ligjore, s’mund të lëviz jashtë. Tani njerëzit që po thonë se unë kam fuqi, unë do të kisha shumë më shumë disa muaj më parë”, tha Kurti.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›