E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme me dronë në rajonin e Rusisë, plagosen katër persona dhe shkatërrohen disa ndërtesa

Sulme me dronë në rajonin e Rusisë, plagosen katër persona

Katër persona u plagosën në një "sulm masiv" në qytetin Shebekino në rajonin jugperëndimor të Belgorodit të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov përmes një postimi në Telegram.

"Dy u dërguan menjëherë në një spital në Belgorod. Burri ka plagë nga predha në qafë dhe në shpinë, gjendja është e rëndë, gruaja ka plagë nga predha në krah dhe në parakrah. Mjekët tani po bëjnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme", shkroi Gladkov.

Më herët ai raportoi se një grua u plagos në granatimet e rajonit, i cili kufizohet me Ukrainën verilindore. ndërsa tetë ndërtesa banimi, katër shtëpi, një shkollë dhe dy ndërtesa administrative u dëmtuan nga bombardimet.

Fëmijët do të evakuohen nga Shebekino dhe qyteti kufitar i Grayvoron, shtoi ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›