E Diel, 1 Nëntor 2026

Situatë problematike në Pogradec/ Lumi në fshatin Rrëmenj del nga shtrati dhe përmbyt shtëpitë

Reshjet intensive të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrethin e Pogradecit.

Sipas raportimeve nga terreni, lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke sjellë përmbytje në disa banesa pranë tij.

Situata paraqitet problematike, pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm dhe ka hyrë në oborret e shtëpive, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.

Gazetarja e RTSH-së, Eftjola Fili raporton se autoritetet vendore janë njoftuar dhe po ndjekin nga afër gjendjen, ndërsa pritet të ndërhyhet me mjete për të shmangur përhapjen e mëtejshme të ujit.

Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale në banesa dhe tokat bujqësore janë të dukshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›