E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë/ Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë 2 persona

Policia e Tropojës ka goditur veprimtarinë kriminale të shitblerjes së lëndëve narkotike. 2 persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë teksa po shisnin një qese me 5 kilogramë kanabis.

Në pranga ranë 22-vjeçari I.M., dhe bashkëmoshatari i tij S.A., të dy banues në Tiranë.

Qesja me lëndë narkotike kanabis, me peshë 5 kilogramë, që u gjet gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit I. M., u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me DVP Kukës, operacioni policor i koduar “Start 2026”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.       

Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Astë, duke kryer shitblerjen e 5 kilogramëve kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.     

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti me të cilin ishte transportuar dhe një shumë parash. 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për shitblerjen e një sasie lënde narkotike, Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës,  organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Start 2026”.    

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: 

– I. M., 22 vjeç, banues në fshatin Astë dhe S. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.  

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Astë, në momentin kur shtetasi I. M. po i shiste lëndën narkotike, shtetasit S. A.       

Qesja me lëndë narkotike kanabis, me peshë 5 kilogramë, që u gjet gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit I. M., u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›