E Diel, 1 Nëntor 2026

“Skandal në rrugën turistike të Krujës”/ Aulon Kalaja publikon pamjet: Në 250 metra janë hapur 11 gropa

Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar gjendjen e rënduar të infrastrukturës pranë stadiumit të Kastriotit në Krujë, duke publikuar pamje nga terreni ku shihen rrugë të dëmtuara, gropa të shumta dhe mungesë totale trotuarësh.

Sipas Kalasë, vetëm në një segment prej rreth 250 metrash janë numëruar plot 11 gropa, ndërsa zona që konsiderohet si pjesë e rrugës turistike të Krujës ndodhet në kushte alarmante.

Në videon e publikuar, gazetari bën një xhiro rreth e rrotull stadiumit të KS Kastrioti Krujë, duke treguar se banorët dhe vizitorët përballen çdo ditë me ferra, baltë dhe rrugë të copëtuara.

“Trotuare nuk ka fare, vetëm ferra dhe gropa”, shprehet ai gjatë denoncimit, teksa kamerat fokusojnë amortizimin e plotë të segmentit rrugor.

Pamjet kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kritikojnë mungesën e investimeve në një nga qytetet më të vizituara turistike në Shqipëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›