E Martë, 3 Nëntor 2026

Skema Kombëtare 2025, AZHBR takim informues me komunitetin rural në Lushnjë

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Lushnja ishte ndalesa e parë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ku u zhvillua me komunitetin rural të kësaj zone, takimi informues për Skemën Kombëtare 2025.

Drejtoresha e AZHBR, Ardita Kuçi, së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, zhvilluan një takim me fermerët për të prezantuar Skemën Kombëtare të subvencioneve 2025.

Gjatë takimit, u sqaruan procedurat, dokumentacioni dhe afatet e aplikimit. Fermerët patën mundësinë të pyesin drejtpërdrejt ekspertët e AZHBR-së dhe të marrin përgjigje për çdo paqartësi.

Aplikimet për Skemën Kombëtare hapen nga 14 prill deri më 30 maj, vetëm online në e-Albania.

AZHBR ka vënë në dispozicion për të interesuarit telefonin pa pagesë në numrin 0800 83 83 dhe adresën info@azhbr.gov.al, ndërsa specialistët janë të gatshëm për çdo nevojë dhe asistencë pranë agropikave dhe zyrave të AREB. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›