E Hënë, 2 Nëntor 2026

“S’kemi asnjë kosto për emigrantët”, Rama në “La7”: Marrëveshja ekskluzivisht vetëm për Italinë

Kryeminsitri Edi Rama ka shpjeguar qartësisht marrëveshjen me Italinë mbi emigrantët që do të vendosen në dy kampe në vendin tonë.  Në një intervitë për emisionin “Piazza Pulita” në televizionin Italian La7, kryeministri iu përgjigj një sërë pyetjesh kryesisht për çështjen e refugjatëve.

“Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për raportet e shkëlqyera me homologen italiane Meloni, pavarësisht bindjeve dhe kaheve të kundërta politike.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian o çfarëdo. Është kryeministrja e një vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit”, u shpreh kryeministri.

Më herët, në një tjetër intervistë për mediat e huaja, Rama theksoi se marrëveshja e emigratëve është ekskluzivisht vetëm për Italinë, pas raportimebe se edhe Britania e Madhe është e interesuar për një marrëveshje të tillë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›