E Martë, 3 Nëntor 2026

Skënderbeu dhe Laçi bien në Kategorinë e Parë, Tirana në “play out”

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat që kanë rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana do të luajë në “play out”.

Korçarët u mposhtën në shtëpi nga Bylis me rezultatin 2-1, në duelin direkt për mbijetesë dhe e mbyllin kampionatin në vendin e nëntë me 38 pikë.

Në krahun tjetër, Laçi barazoi me Vllazninë 1-1, por e mbylli renditjen në vendin e fundit me 37 pikë të grumbulluara.

Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin 2-0, për t’u ngjitur në vendin e tetë, atë të “play out”.

Bardheblutë e kryeqytetit do të luajnë një ndeshje shtesë, me fituesin e Besa-Pogradeci, për të synuar qëndrimin në elitë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë në “Final 4”, miniturneun që do të vendosë edhe skuadrën që do të shpallet kampion për këtë sezon.

Superliga shqiptare e futbollit, Java 36-të:

Dinamo 0-2 Tirana (në Rrogozhinë)

Partizani 2-0 AF Elbasani

Skënderbeu 1-2 Bylis

Teuta 2-1 Egnatia

Vllaznia 1-1 Laçi

Rezultatet e Javes 36 dhe renditja e Abissnet Superiore 1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›