Skitë Alpine në Semmering, Lara Colturi e treta në zbritjen e parë në Slalomin gjigand

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Pas zhgënjimit në garën e kaluar në Francë, ku nuk arriti ta përfundonte konkurrimin, Lara Colturi është rikthyer fuqishëm në Kupën e Botës për Ski Alpine.
Skiatorja italo-shqiptare u rendit e treta pas lëshimit të parë në disiplinën e Slalomit Gjigant, në pistën e Semmering.
Me kohën 57.28 sekonda, Colturi u pozicionua vetëm 0.13 sekonda pas kryesueses së garës, suedezes Sara Hector, dhe 0.02 sekonda pas austriakes Julia Scheib.
Skiatorja 19 vjeçare kuqezi la pas shumë emra të mëdhenj mes të cilave edhe dominuesen e Skive Alpine, Mikaela Shiffrin që u rendit në vendin e 8, ndërkohë që një tjetër emër i madh si Sofia Goggia e mbylli zbritjen e parë në vendin e 11, ndërkohë që pretendonte të tjera për fitoren e garës si Alice Robinson nuk e përfundoi zbritjen e parë duke u skualifikuar në zbritjen e dytë.
Këtë të diel, Lara Colturi do të garojë sërish në Semmering, në disiplinën e Slalomit Special.
/m.q/j.p/