E Martë, 3 Nëntor 2026

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut.

Bora ka rënë mbi sipërfaqet që janë rreth 2,200 metra mbi nivelin e detit, ka njoftuar Agjencia sllovene e Mjedisit.

Pamjet kanë treguar shenjat e para të borës së korrikut në Kredarica dhe Kanin.

Kredarica është pikë e rëndësishme për monitorimin e motit, pasi aty është stacioni më i lartë meteorologjik i Sllovenisë në 2,514 metra mbi nivelin e detit./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›