TEKSAS – Mbi 100 viktima pas pëmbytjeve

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve në Teksas nga përmbytjet e rënda është rritur në më shumë se 100, raportuan mediet amerikane.
Në qarkun Kerr, i cili pa përmbytjet më të këqija në histori, autoritetet konfirmuan se 84 persona kanë vdekur, përfshirë 28 fëmijë, shumë prej tyre në një kamp veror të krishterë për vajza.
”Shërbimet e emergjencës po vazhdojnë të kërkojnë për persona të zhdukur, por shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar po veniten”, raportuan mediat amerikane.
Përveç kësaj, operacionet po pengohen nga shirat e vazhdueshëm, përmbytjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë fundjavës, ”New York Times”, duke cituar një zyrtar sindikal, raportoi se zyra meteorologjike në San Antonio nuk kishte një hidrolog, një parashikues moti dhe meteorolog.
Gjithashtu raportoi se zyrtarët ishin të shqetësuar për rrezikun e përmbytjeve, por refuzuan instalimin e një sistemi paralajmërues, duke thënë se ishte shumë i kushtueshëm.
Katastrofa në kampin veror Mystic ka tërhequr vëmendjen e kombit amerikan, me të paktën 27 fëmijë dhe këshilltarë të vrarë dhe të tjerë ende të zhdukur./ a.jor.