E Diel, 1 Nëntor 2026

Solidariteti i qytetareve i shpeton jeten 13 vjecarit

Te tjera rreth shkrimit Rrezikon vdekjen nevojitet gjak Pas apelit ne NEWS24 te familjareve te 13-vjecarit i cili rrezikonte jeten si pasoje e mungeses se gjakut kane qene te shumte qytetaret te cilet jane paraqitur prane qendres se dhurimit te gjakut ne Spitalin Ushtrak duke dhurur gjak per 13 ndashvjecarin.

Une kam nje femije bashkemoshatar me Edisonin dhe e ndjeva veten ne nje moment sikur te iohte femija im. Ndoshta kontribuoj sadopak ne rikthimin e tij ne jeten e meparshme normale per kete femije- shprehet kreu i Komunes Qender Mallakaster Agron Kapllanaj.

E pashe lajmerimin ne televizor dhe erdha-deklaroi Isuf Sulaj djaloshi i ri i cili dhuroi gjak per Edisonin.

Eshte nje detyre njerezore per kedo qofte qe e ndjen te detyrueshme nga ana morale per te dhuruar gjak per te shpetuar jete. Une uroj qe djali te sherohet sa me shpejt- u shpreh kreu i Shoqates se invalideve te punes Abdullah Omuri.

Babai i 13-vjecarit pas kontaktit me mjeket te cilet mbajne nen kontoll 13-vjecarin shprehet se gjedja e tij po permiresohet.

Mjeket japin shprese. Ato kane bere te pamunduren. Qytetaret qe me kane ardhe ne ndihme dhe mjeket Zoti i ndihmofte- shprehet i mallengjyer babai i 13-vjecarit Can Camaj.

Sensibilizimi i qytetareve per shpetimin e jetes se 13-vjecarit ka qene i madh. Per rreth 30 minuta ne banken e gjakut ne Spitalin Ushtarak kane dhuruar gjak 0 negativ rreth 14 persona. Nderkohe qe te tjere prisnin ne radhe per te kontribuar por mjeket i kane kthyer pas pasi sipas tyre nevojat per gjak ne ndihme te 13-vjecarit ishin plotesuar. ah/Shqiptarja.com/Balkanweb/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›