E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove bllokohen 12 mijefishek dhe nje Kallashnikov

Policia e Kosoves ne bashkepunim me oficeret e doganes kane arritur te bllokojne ne piken kufitare te Vermices 12 mije fisheke dhe nje arme automatike tip Kallashnikov te fshehura ne nje automjet.

Makina u vendos te kontrollohej pasi ka lindur dyshimi per arsye te peshes se vetures dhe kohes se arritjes. Pas kontrollit te detajuar eshte zbuluar municioni ne kuti metalike dhe ne paketime letre. Ne pjeset anesore te automjetit jane zbuluar municioni shtese si dhe nje arme automatike AK-47. Sasia e fishekeve prej 7.62 mm ishte 12256 cope thuhet ne njoftimin nga Dogana e Kosoves.

Kurse me 3 janar pasdite eshte ndaluar per kontroll nje automjet GOLF IV me targa te Republikes se Shqiperise ku gjate kontrollit jane gjetur 62 fisheke 12 mm te gjuetise prodhim italian te fshehur ne valixhe dhe ne vende te ndryshme e makines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›