Sot Shqipëri-Gjermani, kuqezinjtë e vegjël sfidojnë “pancerat”, Francë-Portugali duel favoritësh

Duelet e dyta në grupe për Kampionatin Europian të 17-vjeçarëve nisin sot në sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00 mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kuqezinjtë pjesëmarrës në finalet e këtij turneu si vend organizator vijnë pas humbjes së thellë 4 me 0 në duelin e parë hapës të evenimentit ndaj Portugalisë.
Edhe Gjermania u mund në ndeshjen e parë të cilën e luajti gjithashtu në Elbasan, nga Franca me shifrat 3 me 0.
“Pancerat” e vegjël janë favorit për të fituar sot, ndonëse në raport me Francën dhe Portugalinë nuk konsiderohen favoritët kryesore të fitimit të titullit europian.
Ka kuriozitet për të parë paraqitjen e dytë të djemve të vegjël kuqezi të cilët megjithëse u mund 4 me 0 në ndeshjen e parë treguan se kanë kualitet për të bërë paraqitje dinjitoze.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Tedesko luajnë jashtë vendit me ekipe si Juventus, Inter, Udinese, Sasuolo apo Olimpiakos.
Ndeshja tjetër e grupit A, mes Portugalisë dhe Francës do të luhet në Tiranë në arenën kombëtare në orën 20:30.
Janë dy skuadra që udhëheqin grupin tonë pas ndeshjeve të para dhe pritet një përballje shumë interesante./vizionplus.tv