E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot eklipsi diellor, nga Shqipëria fenomeni do të jetë i dukshëm pjesërisht

Eklipsi total diellor që do të përshkojë sot një pjesë të Evropës do të jetë i dukshëm edhe nga Shqipëria. Fenomeni do të shihet si eklips i pjesshëm, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme astronomike, ku dhe këshillohet që vëzhgimi të bëhet vetëm me syze të posaçme mbrojtëse.

Ky eklips total diellor i 12 gushtit do të tërheqë vëmendjen e miliona njerëzve në kontinentin evropian dhe si formë e plotë do të shihet në Spanjë, Islandë dhe Grenlandë, ndërsa në Shqipëri fenomeni pritet të nisë rreth orës 19:30 dhe kulmin pak minuta më vonë, para perëndimit të diellit.

Specialistët rekomandojnë që eklipsi të shihet në vende të hapura dhe drejt perëndimit.

Astronomët e cilësojnë këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të dekadave të fundit në Evropë, ndërsa interesimi për ta ndjekur është i madh në shumë vende të kontinentit.

Errësimi i diellit pak para perëndimit pritet të jetë një spektakël i rrallë natyror i kësaj mbrëmjeje, ku çdokush ka mundësi për ta ndjekur dhe që do të zgjasë vetëm pak minuta, por që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e vëzhguesve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›