E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot gjysmëfinalja e parë e “AGT”, gara mes konkurentëve hyn në një fazë të re

Sonte, skena e Albania’s Got Talent ndizet me emocionin e netëve vendimtare, teksa dhjetë konkurrentët e parë të përzgjedhur nga juria  do të ngjiten në gjysmëfinalen e parë për të provuar se meritojnë një vend në finalen e madhe.

Të gjithë kanë talente të ndryshme, zëra të rinj që kanë befasuar jurinë, kërcimtarë që kanë çarë skenën me energji, iluzionistë që kanë rrëmbyer audiencën me surpriza, e deri tek artistë të artit të rrallë që e kanë bërë publikun të heshtë në pritje. Sot secili prej tyre do të ketë vetëm pak minuta për të bindur jo vetëm jurinë, por edhe publikun, i cili është bërë gjithnjë e më kërkues pas çdo episodi.

Elsa Lila e cila iu bashkua kastit të jurisë së edicionit ët dytë të Albania’s got talent” rrëfen emocionet e këtij rrugëtimi.

Juria pritet të jetë më e vendosur se kurrë. Në këtë fazë të garës, mendimi i tyre bëhet vendimtar. Vetëm dy artistë do të sigurojnë kalimin e drejtpërdrejtë në finale. Debatet, komentet e tyre profesionale dhe momentet e tensionit në panel pritet të krijojnë dinamikën e zakonshme që e ka shoqëruar këtë format.

Gjysmëfinalja e parë nuk është thjesht një natë spektakli, është një garë për ëndrra. Sonte, Albania’s Got Talent premton një mbrëmje të fortë, të gjallë dhe plot surpriza, ku talenti shqiptar vjen në të gjitha format e tij. Ndaj të gjitha sytë janë drejt skenës , në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›