Sot paradite, Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për ndërtimin e unazës të qytetit të Korçës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 50 milion lekë. Duke e vlerësuar si
Sot paradite, Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për ndërtimin e unazës të qytetit të Korçës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 50 milion lekë.
Duke e vlerësuar si një projekt të rëndësishëm infrastrukturor për qytetin e Korçës, Kryeministri theksoi se unaza e re është prokuruar 48 për qind më lirë se çdo prokurim tjetër në territorin e bashkisë së Tiranës. Kryeministri siguroi për financimin e plotë dhe përfundimin e shpejtë të unazës së re të qytetit.
"Dua t'ju siguroj se ky projekt do ketë financimin e plotë të qeverisë deri në përfundimin e tij. Ne nuk i zvarrisim punët, sepse nuk mund të tërhiqet zvarrë puna publike, si bulevardi i Tiranës, që, ashtu si në përralla dhe legjenda, u bë i famshëm në të gjithë botën. Projekti do të financohet dhe do të përfundojë me shpejtësi".
I pyetur lidhur me diferencimin e bashkive në financimin e projekteve, Kryeministri theksoi se politika e diskriminimit është politikë e të shkuarës.
"Në Lezhë inaugurova rrugën hyrëse moderne dhe evropiane në këtë qytetet, gjithashtu inauguruam edhe sistemimin e Drinit, në Durrës projekte të tjera. Politika e diskriminimit është politikë e të shkuarës. Natyrisht qytetarët, rrugët e tyre, shkollat, kopshtet, jeta kulturore dhe jo betoni përbëjnë qëllimin tonë kryesor", u shpreh Kryeministri.
Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Financave Ridvan Bode dhe Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha.