E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot protesta e 23-të/ Qytetarët të vendosur! Kalojnë natën te Kryeministria

Ditën e sotme do të mbahet protesta e 23-të radhazi e qytetareve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmë, pas marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, shumë prej qytetarëve kanë vendosur të qëndrojnë sërish para Kryeministrisë, ku edhe kanë kaluar natën.

Protestuesit vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës.

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, mijëra qytetarë dalin në sheshe dhe rrugë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të të gjithë klasës së vjetër politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›