E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot protesta e Opozitës, rikthehen fjalimet. Nga ora 15:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Partia Demokratike ka thirrur sot qytetaret në protestën e radhës në bulevardin para Kryeministrisë.

Ora 19:00 pritet të shënojë zyrtarisht nisjen e protestës, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.

LEXO EDHE: Opozita njofton orën e protestës së nesërme, ja rrugët që do të bllokohen

Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD.

Berisha fillimisht do të shkojë në selinë blu dhe nga atje do t’iu bashkohet militantëve në shesh, ku do të mbajë edhe fjalim.

Prej orës 15:00 rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës. Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,

-Kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”,

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›