E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sot vëllimi më i madh i sulmeve mbi Iran”/ Trump: Çdo urë do të shkatërrohet brenda mesnatës nëse…

Presidenti Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se infrastruktura civile e vendit do të jetë shënjestër e sulmeve të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Trump u shpreh i prerë: “Çdo urë në Iran do të asgjësohet deri nesër në mesnatë”.

I pyetur për postimin e tij të fundit në “Truth Social”, ku i quante iranianët “bastardë të çmendur”, Trump deklaroi se nuk i interesojnë kritikët që vënë në dyshim shëndetin e tij mendor.

Ai theksoi se SHBA-të janë “vjedhur e mashtruar” për shumë vite përpara se ai të merrte detyrën.

Sipas deklaratave të tij, sulmet ndaj urave dhe centraleve energjetike pritet të nisin të martën në mbrëmje (rreth orës 20:00 EDT). Trump shtoi se pas luftës, e vetmja mënyrë që Irani të rindërtohet do të jetë me ndihmën e SHBA-së.

“Ne madje mund të përfshihemi për t’i ndihmuar ata të rindërtojnë kombin e tyre”, tha ai, duke shtuar me ironi se në atë rast, SHBA-ja do të preferonte që infrastruktura e rëndësishme të mos ishte dëmtuar.

Në fund, Trump nuk la pa kritikuar sërish NATO-n, si dhe vende si Australia dhe Japonia për mosndërhyrje, ndonëse pranoi se disa vende në Lindjen e Mesme kanë ofruar ndihmë.

Hegseth: Sulmet ndaj Iranit po shtohen ndërsa, teksa afati i fundit për Hormuzin

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka thënë se sot, 6 prill, do të jetë “vëllimi më i madh i sulmeve” që Shtetet e Bashkuara kanë bërë ndaj Iranit që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael, duke shtuar se nesër mund të jetë edhe më keq nëse Irani nuk e rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit.

LEXO EDHE: Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës…mund të ndodhë nesër!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›