Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës…mund të ndodhë nesër!

Gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i SHBA Donald Trump ka pohuar se lufta kundër Iranit po shkon mirë dhe se forcat amerikane mund ta “shkatërrojnë” të gjithë vendin brenda një nate të vetme.
“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate”, tha Trump. “Dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje.”
Sipas Trump, “gjatë 37 ditëve të fundit, forcat e armatosura të Amerikës kanë kryer më shumë se 10 mijë fluturime luftarake mbi Iranin, diçka e padëgjuar”.
Ai shtoi se avioni amerikan F-15 që u rrëzua javën e kaluar në Iran “ishte avioni i parë me pilot i rrëzuar nga armiku në të gjithë këtë operacion”.
SHBA-Izraelnisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump shpalli fillimin e operacioneve të mëdha luftarake.