E Martë, 3 Nëntor 2026

Southgate merr vendimin, Curtis Jones dhe James Maddison largohen

Komisari teknik i Anglisë ka marrë vendimet e para sa i përket listës së lojtarëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Sipas shtypit britanik Southgate i ka komunikuar sot vendimin e tij dy lojtarëve.

Curtis Jones dhe James Maddison janë dy lojtarët e parë, të cilët kanë mësuar se janë përjashtuar nga lista e 33 futbollistëve të grumbulluar nga Southgate pak ditë më parë.

Përjashtimi i Maddison ka rritur shumë shanset për të qenë pjesë e “Gjermani 2024” të dy lojtarëve të talentuar si Eberechi Eze dhe Jarrod Bowen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›