Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të njohin Palestinën, Krisafi: Presion ndaj Izraelit

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë deklaruar se do të njohin Palestinën si shtet të pavarur, ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, e konsideron këtë si një veprim me vlerë simbolike.
I ftuar në studion e “Jetë Shqiptare”, Krisafi tha se në këtë mënyrë po i bëhet presion Izraelit për t’i treguar se kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje situatës. Megjithatë, ai theksoi se ndikim të madh do të ketë qëndrimi që do të mbajë SHBA.
“Duhet të kuptojmë që shumica dërrmues e botës e njeh si shtet, nuk e njihte Europa, SHBA dhe Kanadaja. Është një shenjë që tregon se mbështetja në perëndim e Izraelit po zvogëlohet. Tregon një pikë kthese që tani Izraeli po shikohet si agresor. Ka vlerë simbolike, është një presion që po i bëhet Izraelit që kjo është mënyra për të zgjidhur situatën, pro ajo që do ndikojë shumë është qëndrimi i SHBA. Europa po i dërgon një mesazh”, tha Krisafi.
/rtsh.al/