E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja nuk gabon, mund Austrinë dhe kalon në 16-she

Spanja, përsëri dominuese dhe e shtyrë nga një Yamal i shkëlqyer dhe dy gola të shënuar nga Oyarzabal, mundi Austrinë me rezultatin 3-0 dhe avancon në raundin e 16-shes. Pas një goli të Cucurellas të anulua, skuadra e De la Fuentes kaloi në epërsi nëpërmjet Oyarzabal. Baena goditi traversën me një goditje dënimi, dhe Schlager bëri disa pritje ndaj Yamal.

Në pjesën e dytë, Pedro Porro dyfishoi epërsinë me një goditje me kokë, pastaj Oyarzabal (përsëri nga një krosim i Cucurellës) vulosi fitoren.

Fishkëllima e fundit konfirmoi zyrtarisht rezultatin 3-0, që i lejon Spanjës të kualifikohet për raundin e 16-shes, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali – Kroaci. Ndërkohë, Austria e Ralf Rangnick e përfundon fushatën e saj në raundin e 32-shes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›