E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali: Mbështetje maksimale nga Kuvendi për paraqitjen e pozicionit negociues të Shqipërisë me BE

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e pozicionit negociues për Grup-kapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave për Shqipërinë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përshëndeti ftesën e Presidencës Daneze, duke garantuar mbështetjen e institucionit që drejton për ecurinë e procesit.

“Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›