E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali: Ta bëjmë Shqipërinë një yll më shumë në flamurin e BE

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, u shpreh se nuk beson se ka forcë politike që është kundër ambicies së Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Në fjalën e saj, kryeparlamentarja tha ndër të tjera se vendi ynë ndodhet në një stad të ri të anëtarësimit në BE.

Spiropali: Vendi ynë ka hyrë në një stad të ri të anëtarësimit, një stacion drejt objektivit  strategjik kombëtar, anëtarësimin në BE. Ëndrra, por dhe shpresa zgjidhja e vetme, por dhe zgjedhja jonë për ta bërë Shqipërinë një yll më shumë në flamurin me yje të BE brenda 2030 janë e vetmja mundësi dhe adresë për ne, një rrugë një kalimshme e të nesërmes tonë.

Kemi arsye të Jemi krenar për atë që kemi bërë. Ky stad është një arsye më shumë që apelon për më shumë aksion politik për të nesërmen. Asgjë nuk ka qenë e lehtë, një punë me pasion e talent, jo vetëm e ekipit negociator, por e mijëra punonjësve publike që i dhanë procesit më të mirën e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›