E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Estonisë

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e saj estonez, Margus Tsahkna.

Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministri i Jashtëm i Estonisë njoftoi në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n”.

“Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, Elisa Spiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n”, shkroi Margus Tsahkna në postim.

“Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë”, theksoi ai.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›