E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali me homologun Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit (Knesset) të Izraelit, Amir Ohana. Spiropali theksoi se më herët, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ka bashkëndarë me kryeparlamentarin Ohana vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve. Në këtë takim, ajo theksoi se u ndalën gjatë tek idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijojnë më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat. Gjatë kësaj vizite, Spiropali falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre. Në ditën e dytë të qëndrimit në Izrael, ministrja Spiropali u prit sot më herët në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar. /m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›