E Hënë, 2 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Një ditëlindje ndryshe, si do ta festojë 80-vjetorin presidenti Trump?!

VIRXHINIA, 23 tetor/ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të festojë 80-vjetorin e tij vitin e ardhshëm me një ndeshje të arteve marciale në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

“Eventi, i cili u njoftua muaj më parë dhe do të përfshijë Kampionatin Ultimate Fighting (UFC), do të zhvillohet më 14 qershor”, tha Trump në një fjalim.

Kur e hodhi fillimisht idenë tre muaj më parë, Trump e lidhi atë me 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

UFC është liga më e madhe profesionale për artet marciale të përziera (MMA), një sport luftarak me kontakt të plotë që përzien teknika nga boksi, kikboksi, mundja dhe arte të tjera marciale.

Presidenti i UFC-së është një tifoz i flaktë i Trump-it

Trump ka qenë prej kohësh një admirues i UFC-së dhe është shfaqur pranë ringut në disa evente.

Presidenti i UFC-së, Dana White, një besnik i i Trump-it, bëri fushatë hapur për të dhe mbetet një mbështetës kryesor.

Në shtator, Shtëpia e Bardhë publikoi posterat që paraprijne eventin e qershorit.  /os  /f.k/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›