E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali nderon heronjtë e luftës në Ukrainë: Kujtojmë çmimin e lartë të lirisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Parkun “Taras Shevchenko” në Odesa, në nderim të heronjve të rënë gjatë luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau pamje nga ceremonia ku shfaqet duke bërë homazhe përkrah Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderëve të tjerë europianë të pranishëm në këtë ceremoni, përfshirë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë kroat Andrej Plenković.

Spiropali theksoi se kjo është një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes.

“Odesa, Parku Taras Shevchenko. Ceremoni në nderim të heronjve të luftës në Ukrainë. Një ditë që kujton çmimin e lartë të lirisë dhe vlerën e paçmuar të paqes”, tha Spiropali.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›