E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali sot në Kosovë, takon krerët e shtetit

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali do të ketë sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet fillimisht nga homologu i saj Glauk Konjufca dhe pastaj në takime të veçanta me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Elisa Spiropali do të pritet fillmisht nga homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Mësohet se Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me kryetarët e partive politike kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›