E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali takim me zyrtarët e ambasadës shqiptare në Bruksel: Ambasadorë të vlerave shqiptare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Bruksel dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë e Luksemburg.

Në këtë takim, Spiropali vlerësoi rolin e diasporës shqiptare si pjesë aktive e jetës europiane, që kontribuon në administratë, arsim, kulturë e biznese ndërkombëtare.

Ajo shprehu mirënjohje për shqiptarët që promovojnë vlerat dhe identitetin kombëtar në vendet ku jetojnë. Ministrja vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe ndër breza, duke përmendur nismat në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel.

Postimi i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali:

Një pritje kuqezi në Ambasadën Shqiptare në Bruksel me shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut, që janë pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane në administratë, në universitete, në kompani ndërkombëtare, në art e kulturë.

Me mirënjohje të veçantë për secilin prej tyre që di të jetë ambasador i vlerave shqiptare, në veçanti atyre që punojnë për trashëgimin ndër breza të gjuhës shqipe në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel, ku fëmijët shqiptarë kanë sot mundësinë të mësojnë gjuhën mëmë, historinë dhe kulturën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›