E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ministrja Spiropali do takohem me kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi dhe ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Spiropali do të zhvillojë një darkë pune me zëvendëskryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari si dhe me kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

Spiropali do të takohet me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputete nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Gjithashtu, kryediplomatja shqiptare do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Ministrja Spiropali do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›