E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet te llogarisin a u kushton nje pacient

TIRANE- Te gjithe spitalet e vendit duhet te llogarisin dhe te dorezojne brenda ketij viti prane Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor se sa u kushton cdo pacient.

Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ku eshte vendosur qe gjithashtu numri i bluzave te bardha te mos ndryshoje por te mbetet po aq sa ai i nje viti me pare plot 11.800. Spitalet jane te detyruar te llogarisin shpenzimet faktike te cdo sherbimi ne perputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shendetesise. Shpenzimet mujore dhe progresive raportohen nga spitalet ne ISKSH e cila ben monitorimin e tyre - thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.

Nderkohe qe deri me tani llogaritja e kostove per disa nga sherbimet kryesore ka perfunduar vetem ne disa spitale kryesore te vendit. Kjo behet me qellim qe te behet nje ndarje me e mire e fondeve te akorduara per cdo spital dhe te shfrytezimit te kapacitete qe ata kane. Nderkohe qe vendimi detajon edhe ndarjen e fondeve per cdo spital dhe ne total ka nje rritje te fondit te spitaleve me 2 per qind pasi ne te eshte perfshire edhe rritja e pages qe do te perfitojne bluzat e bardha gjate vitit 2012. Vendimi i keshillit te ministrave percakton se ai hyn ne fuqi menjehere dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2012.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›