E Diel, 1 Nëntor 2026

“Stabiliteti në rajon prioritet, diplomacia duhet të zgjidhë konfliktin”/ Kaja Kallas: Irani synon të zgjerojë luftën

“Duhet të ketë hapësirë ​​që diplomacia të ndërpresë ciklin e përshkallëzimit të sulmeve”, kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas, ndërsa ka folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së nëpërmjet një video-mesazhi në konferencën e mbajtur me partnerët e Gjirit theksoi se vizioni i përbashkët dhe se qëllimi kryesor është stabiliteti në rajon që konflikti të mos vazhdojë dhe që e drejta ndërkombëtare të respektohet.

“Irani po e ‘përhap’ luftën, duke u përpjekur ta shtrijë atë në sa më shumë vende të jetë e mundur për të mbjellë kaos”, shtoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›